Basketball Sport Të tjera

COVID-19/ 72 basketbollistë të infektuar, NBA mendon ndërprerjen e kampionatit

NBA është në dilemë nëse sezoni 2021-2022 duhet të vazhdojë apo ndërpritet për pak kohë, derisa situata me pandeminë Covid-19 të qetësohet. Aktualisht janë 72 basketbollistë të infektuar apo që janë duke aplikuar protokollin e sigurisë, ndërkohë që 5 ndeshje janë shtyrë, pasi skuadrat kanë nga 6 deri në 8 lojtarë të infektuar.

Pas Chicago Bulls, që shtyu dy ndeshjet e saj, tashmë është Brooklyn Nets që kanë probleme me lojtarët, përfshi edhe Kyrie Irving, i rikthyer në ekip pas përjashtimit të përkohshëm (i pavaksinuar). Skuadra e Brooklyn nuk ka numrin minimal të 8 lojtarëve të lejuar për të zhvilluar ndeshjet e NBA-së.

E njëjta situatë edhe me Cleveland Cavaliers, e kthyer në një vatër infeksioni, teksa të dielën janë konfirmuar pozitivë edhe 5 lojtarë të tjerë. Edhe te Philadelphia nuk kanë 8 lojtarë në dispoziocion për të luajtur, ndërkohë që një situatë e ngjashme paraqitet te Toronto e Orlando, që kanë të infektuar edhe pjesëtarë të stafit.

Edhe Lakers ka 6 lojtarë të infektuar, ndërkohë që pozitivë janë edhe trajneri e ndihmësi i tij. NBA i ka bërë më të ashpra masat anti-Covid, u kanë dhënë mundësi skuadrave të marrin lojtarë provizorë për të përballuar situatën, ndërkohë që janë shtuar testet.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Lautaro shënon me penallti pas gafës së Perisic (VIDEO)

Delo.autor

6 GOLA TË SHËNUAR/ Por Guardiola sërish i pakënaqur, bën për “ujë të ftohtë” Grealish e Mahrez (VIDEO)

Delo.autor

NJIHET PËR GAFAT FATALE/ Mundësi e artë për Karius, do të kthehet në portë nga minuta e parë

Delo.autor

Leave a Comment