Futboll Sport

“MAGJI” NGA PORTA NË PORTË KENI PARË? Spektakël në Turqi, shikoni golin që mahniti të gjithë (VIDEO)

Gola spektakolarë kemi parë plot në futboll, ku ndër më të veçantët janë ato të shënuar nga mesi i fushës. Po gola nga porta në portë sa keni parë?

Rasti i fundit ka ndodhur në kategorinë e tretë të Turqisë. Lojtari i Vanispor goditi nga porta e tij dhe në mënyrë spektakolare arriti të shënojë në portën kundërshtare. Ai vetëm largoi rrezikun për skuadrën e tij, por pa e ditur se ku do të shkonte topi.

Rastësisht sfera u rrotullua me shpejtësi duke shkuar në rrjetë. Të gjithë të pranishmit shpërthyen në brohoritma nga ajo që panë, pasi gola të tilla janë vërtet të rrallë në futboll.

Videoja e golit ka bërë namin nëpër rrjetet sociale.

Related posts

E FUNDIT/ Pirlo do argjentinasin, Juventus takon agjentin dhe nis bisedimet! Prapaskenat

Delo.autor

ZGJEDHJET NË FSHF/ Zbarkojnë ekspertët e UEFA-s, raport për Ceferin dhe kryeministrin Rama

Delo.autor

Mediat spanjolle: Sadiku i ka bindur që tani të gjithë në skuadër, po afron ora e tij

Q.Autor

Leave a Comment