Futboll Premier League Sport

“SA MË SHIJOI KJO”/ Broja ngre peshë tifozët me postimin e tij në rrjetet sociale (FOTO)

Armando Broja vazhdon të shkëlqejë në Premier Ligë. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në fitoren që Sauthemptoni i tij arriti ndaj Totenhemit me shifrat 2-3. Ai shënoi golin e parë të sfidës dhe hapi rrugën drejt fitores.

Një performancë e nivelit të lartë dhe tregon se djaloshi po konfirmohet në një prej kampionateve më të forta në botë. Këtë moment ai e ka ndarë me fansat me faqen e tij në Instagram.

“Sa më shijoi kjo! Çfarë fitoreje dhe performance nga të gjithë çunat sonte. Një falënderim special për të gjithë tifozët për mbështetjen fantastike.”

Deri më tani Broja ka shënuar 6 gola në kampionat dhe asnjë lojtar U-21 nuk ka shënuar kaq shumë sa shqiptari në Premier Ligë.

Related posts

KËSHILLON TRAJNERIN GUARDIOLA/ Ish-mbrojtësi Richards: Ja lojtari që duhet të marrë për të fituar Premier League

Delo.autor

Castillejo në Milano, firma mbi kontratën kuqezi të enjten pas vizitave mjekësore

Sadik.Autor

CHAMPIONS PËR TË RINJ/ Shikoni si talenti i PSG-së turpëron portierin e Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment