Futboll Sport

SHKËMBIM I BUJSHËM NË AKSIN MADRID-MILANO/ Reali i ofron Interit Asension dhe 50 milionë për…

Mediat italiane dhe ato spanjolle raportojnë se trajneri i “Los Blancos” është i fiksuar pas mesfushorit të Interit dhe kombëtares italiane, Nikolo Barela.

barela-asensio

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, trajneri Ançeloti e vlerëson me nota maksimale mesfushorin italian. Reali i Madridit i ka dubluar pozicionet e tij në mesfushë, teksa veç Kros, Modriç e Kasemiros ka në përbërje edhe Kamavingën, Tçuomenin dhe Federiko Valverden.

 

 

Pavarësisht dublimit të pozicioneve, trajneri italian i kampionëve të Europës do të ishte i gatshëm t’i bënte një vend në formacion mesfushorit zikaltër.

Interi e vlerëson deri në 100 milionë euro xhevahirin e vet. Ndërkaq, Reali propozon një tjetër marrëveshje. Sipas mediave spanjolle klubi kampion në Spanjë ofron kartonin e Marko Asensios që llogaritet në 50 milionë euro si dhe 50 milionë euro të tjera në llogarinë bankare të Interit.

Related posts

Real Madrid bën “goditjen” e parë, arrihet transferimi i portierit të skuadrës së njohur në “Santiago Bernabeu”

Q.Autor

Man City i frikshëm, me lehtësi e mposhti Arsenalin

Q.Autor

NË GARË PËR YLLIN E VILLAREALIT/ Fiorentina i gatshëm të marrë shërbimet për sulmuesin

Isa.Autor

Leave a Comment