Futboll Sport

DHUROI SPEKTAKËL ME DY GOLA/ Ksavi i mrekulluar nga Levandovski: Bekim që e kemi te Barcelona!

Barcelona ka mundur Vajadolidin pastër 4-0, në një ndeshje pa histori, të dominuar nga fillimi në fund. Për të dytin takim radhazi, Robert Levandovski ka qenë njeriu i ndeshjes.

Pas dy golave javën e kaluar kundër Sociedadit, polaku ka shënuar dhe dy të tjerë dje në mbrëmje ndaj Vajadolidit.

Dhe këtë e ka bërë në sytë e Ronaldo da Limës (president i Vajadolidit), legjendës së Brazilit dhe ish-sulmues i Barcelonës në sezonin 1996-1997. Leva ka qenë një nga pikat që trajneri i Barçës, Ksavi Hernandez, ka ndarë me mediat pas ndeshjes. Ai nuk i ka kursyer përgëzimet për sulmuesin e tij.

“Që Levandovski shënon, kjo nuk është risi për mua apo për të tjerët. Unë dua të ndaj diçka tjetër me ju, dua të ndaj mënyrën se si ai luan, se si e zgjedh kohën, se si lëviz, se si e mbron topin.

Të gjitha i bën në mënyrë të shkëlqyer. Ai është një lojtar fantastik, spektakolar.

Ai është një lider i lindur. Unë dhe Barcelona jemi të bekuar që e kemi në skuadër, sepse ai është një shembull për të gjithë, një punëtor i palodhur dhe shumë modest.

Duket sikur e gjithë skuadra punon për të, por në fakt ai po punon aq shumë për skuadrën, është një lojtar që di të bëjë diferencën në fushë, komunikon me të rinjtë dhe i udhëzon”, ka thënë Ksavi.

Related posts

FLET MESFUSHORI I “THE REDS”/ Ndoshta pritjet janë të tepërta për Liverpoolin

Isa.Autor

BARCELONA PA TRAJNER? Pique i tregon Rakiticit ku të pozicionohet në fushë (VIDEO)

Delo.autor

“ME PORTON DUA TË SHOH SYTË PREJ TIGRI…”/ Pirlo: Nuk pranoj që të eliminohemi në Champions

Delo.autor

Leave a Comment