Futboll Sport

HUMBJA E POLONISË NDAJ ARGJENTINËS/ Levandovski i sinqertë: Ishin superiorë, na dominuan nga fillimi deri në fund

Robert Levandovski nuk arriti të udhëhiqte dot Poloninë dhe ishte thuajse inekzistent në fushën e lojës, ashtu si gjithë skuadra e tij edhe pse në fund iu gëzua kualifikimit për në fazën tjetër ku do të gjejë Francën.

I vetëdijshëm për ndeshjen e bërë nga ai dhe të tijtë, sulmuesi i Barcelonës pranoi superioritetin e rivalëve në përfundim.

“Nuk kemi bërë një ndeshje të mirë. Argjentina na ka dominuar nga fillimi deri në fund dhe e merituan të ishin ata që kalonin si të parët e grupit në fazën tjetër.

Ne duhet ta arkivojmë menjëherë këtë ndeshje dhe të mendojmë për sfidën e ardhshme, që e dimë që nuk do të jetë e lehtë”, u shpreh kapiteni polak.

Related posts

Bushi: Do kishim barazuar po të kishin goditur shtyllën te rasti i golit, ndaj Estonië vetëm për fitore

Isa.Autor

FITORE E MERITUAR/ Humbje historike për Liverpool-in, Chelsea thyen “mallkimin” me Mount

Delo.autor

Zidane shpjegon metamorfozën e Isco dhe flet për rikthimin në Torino

Sadik.Autor

Leave a Comment