Futboll

Luciano Spalletti: Te Interi lejova gjëra që nuk duhet të ndodhnin, tani jemi skuadër tjetër

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, duket se ka gjetur kurën që skuadra të marrë rezultate pozitive në javët e ardhshme. Në intervistën pas ndeshjes së fituar 0-5 kundër Sampdoria-s italiani ka deklaruar se periudha negative ka ardhur si pasojë e disa gabimeve që ai ka lejuar të ndodhin.

“A shërbeu provokimi im për mungesën e kualitetit? Unë e thashë për të zgjuar skuadrën. Qëllimi im është që t’i jap kurajë ekipit tim. Nuk e di se cili është sistemi për të fituar, por e di se sistemi për të humbur është t’i bësh komplimente skuadrës”, tha Spalletti.

 

Për ndeshjen kundër Sampdorias trajneri i Interit deklaroi: “Skuadra më pëlqeu sot, pasi shfaqi personalitet kundër një rivali të vështirë. Kemi luajtur si një skuadër dhe e kërkuam fitoren me çdo kusht. Tani jemi një skuadër tjetër.

Periudha negative? Shpesh është faji i trajnerit. Praktikisht unë lejova të ndodhnin gjëra që nuk duhej të ndodhnin. Por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”, përfundoi trajneri i Interit, Luciano Spalletti.

(BalkanWeb)

Related posts

MBYLL MERKATON E JANARIT/ Juventus, betejë totale për 10 e së ardhmes

Delo.autor

KAMZA U PËRJASHTUA NGA KAMPIONATI/ Sebino Plaku rrëfen: Çdo ditë që kalon është shumë e…

Delo.autor

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, transferohet tek Partizani sulmuesi kampion i Sllovenisë…

Delo.autor

Leave a Comment