Të tjera

Wozniacki eliminohet nga turneu i Majemit: Më kanë kërcënuar me jetë

Tenistja daneze Caroline Wozniacki, numri 2 në botë për femra, është eliminuar sot nga raundi i tretë i turneut Masters të Majemit, pasi u mund 2-1 me përmbysje nga Monica Puig e Portorikos (0-6, 6-4, 6-4). Një rezultat surprizë, pasi danezja pat fituar me lehtësi setin e parë, por më tej erdhi përmbysja e Puig, fituese e medaljes së artë në “Rio 2016”.

Por pas ndeshjes ka ardhur denoncimi shokues i Wozniacki, që tha se gjatë ndeshjes ka marrë fyerje dhe kërcënime nga ana e publikut. “Personat në tribunë kanë fyer familjen time dhe kanë kërcënuar me vdekje babanë tim. Më kanë thënë gjatë ndeshjes gjëra që nuk mund t’i përsëris tani”, gjë të cilën danezja e ka konfirmuar edhe përmes një postimi në rrjetet social.

View image on Twitter

Nipave 10-vjeçare të të fejuarit tim u është thënë që të mos flasin dhe brohorasin gjatë ndeshjes, të qëndrojnë ulur në vendet e tyre. Ndërkohë që, asnjë nga stafi dhe siguria e turneut nuk ka ndërhyrë. Nuk mund të anashkalosh një gjë të tillë, është e rëndë”, tha Wozniacki, që disa herë gjatë ndeshjes është ankuar te gjyqtari për zhurmat që vinin nga publiku.

Tenistja daneze Caroline Wozniacki

Related posts

(FOTO) Njihuni me sportistët kampionë të vitit 2017

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Ja klauzola në kontratë që trondit Lojërat Olimpike

Delo.autor

Dënim shembullor për lojtarin e njohur që rezultoi me doping

Q.Autor

Leave a Comment