Futboll Seria A

​Valencia dhe Inter shkëmbejnë lojtarët

Skuadra spanjolle, Valencia ka hyrë në garë për mesfushorin portugez të Interit, Joao Mario.

Mungesa e minutave këtë edicion ka shtyrë Joao Mario të kërkojë largimin nga Inter, ani pse ka kontratë afatgjate me italianët.

Sipas Calciomercato në garë për portugezin ka hyrë skuadra e madhe spanjolle, Valencia.

Inter është i gatshëm ta lejojë largimin e Joao Mario, por në këmbim i dëshiron shërbimet e mesfushorit të talentuar spanjoll, Carlos Soler.

Marion po ashtu e duan edhe dy skuadrat e mëdha evropiane, Manchester United dhe PSG.

Related posts

Historike: VAR-i do të përdoret për herë të parë në një Botëror

Q.Autor

ISH-KAPITENI LE KOSOVËN PËR SHQIPËRINË/ Një mbrojtës më shumë për Panuçin

Isa.Autor

E PAPRITUR/ Lëndim i pazakontë, Ronaldo rrezikon të humbasë ndeshjen me Portugalinë

Delo.autor

Leave a Comment