Futboll Seria A

Zhang jr: Po krijojnë shumë rrëmujë, por nuk do të na ndalin

Pas zhurmës së krijuar nga dorëheqja e Walter Sabatini, Steven Zhang ka larguar zërat e një largimit të mundshëm të pronarëve kinezë nga Inter: “Mendoj se disa njerëz nuk e kuptojnë se, pavarësisht rrëmujës që po krijojnë, nuk do të na ndalojnë të shkojmë përpara, të luftojmë, të përhapim pasionin tonë zikaltër në botë”.

Zhang jr, anëtar i Këshillit Drejtues të Inter-it dhe djali i pronarit Jindong, ka kërkuar që gjithë ambienti zikaltër të jetë i bashkuar: “Miq zikaltër, qëndroni të bashkuar, mos të demoralizohemi nga qëndrimet negative”.

Ai ka përfituar për t’i bërë urimet ekipit të moshave për fitoren e Viareggio Cup dhe, në prag të ndeshjes me Verona-n, ka shtuar: “Kush është gati për fundjavën? E di se do të jenë më shumë se 60 mijë interistë”.

Related posts

6 DITË PAS TRANSFERIMIT NË KAMPIONATIN POLAK/ Shkëlqeu në stërvitjen e parë, Muçi merr lajmin e mirë nga trajneri i Legias

Delo.autor

MIQËSORE/ Inzaghi e nis me barazim aventurën tek Inter, “Zikaltërit” barazojnë me Luganon

Delo.autor

LOJTARI PREMTUES/ Dëmtimi e mbajti jashtë fushe, Panucci i jep kurajo futbollistit kuqezi

Isa.Autor

Leave a Comment