Të tjera

Qeveria shpërblen Briken Caljen, por pas analizave anti-doping

Briken Calja me 3 medaljet e tij të arta, i cili u shpall kampion Europe në peshën 69 kilogramë,i garantoi vetes një shpërblim prej 40 milionë lekësh të vjetra.

Shtangisti nga Elbasani, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave (VKM) mbi ligjet e sportit meriton këtë shumë parash, por gjithsesi fillimisht do të priten rezultatet e analizave të zyrës së antidopingut, në mënyrë që ky shpërblim të bëhet i ligjshëm.

Të vetmit që e kanë merituar dhe e kanë “shijuar” këtë premio nga sportistët shqiptarë janë atletët Izmir Smajlaj, (kërcim së gjati) kampion Europe vjet në Beograd dhe kampion Ballkani në Stamboll sivjet, si dhe Luiza Gega, kampione Ballkani gjithashtu në Stamboll.

Peshëngritësi shqiptar vendosur diktatin në Europianin e Peshëngritjes, me 28 vjeçarin që triumfoj në të gjitha disiplinat .

Related posts

FORMULA 1/ Haas rrezikon të humbasë pilotin rus, një brazilian në vendin e tij

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton i zhgënjyer: Komisarët më hoqën fitoren, ja çfarë ndodhi në pistë

Delo.autor

“TURP QË FESTUAN KUR UNË GJENDESHA NË SPITAL”/ Piloti Verstappen reagon pas aksidentit: Dënimi i dhënë për Hamilton…

Delo.autor

Leave a Comment