Boks

Mike Tyson rikthehet në ring, por në atë të WWE-së

Mike Tyson mbetet një luftëtar edhe pse tashmë është 52 vjeç. Ish-boksieri amerikan, ish-kampion bote në peshat e rënda, ka vendosur të rikthehet në ring, por jo në atë të boksit, në atë të “world wrestling entertainment” (WWE). Tyson është gati të rikthehet protagonist në një sport të ri, në një event të WWE-së, 20 vjet pas debutimit në “wrestlemania 14”.

“Majku i hekurt” në vitin 1998 mori pjesë në një event të këtij sporti “showcase of the immortals”, në një duel që u zhvillua asokohe mes Stone Cold, Steve Austrin dhe Shawn Michaels. Falë pjesëmarrjes së Mike Tyson, ai event pati shumë sukses, ndaj dhe ish-boksieri është gati të rikthehet në WWE. “Jam gjithnjë gati për t’u rikthyer, pasi e adhuroj këtë sport, më pëlqen shumë”, tha Tyson.

Related posts

U BË BUJË NË RRJETET SOCIALE/ Tatuazhet naziste në trup i prishin karrierën, boksieri italian pezullohet nga sporti

Delo.autor

SPEKTAKOLARE/ Mawyeather nuk ndalet, pas Khabib pronoton tjetër kundërshtarë

Isa.Autor

HISTORIKE/ Jurgen Uldedaj shkruan emrin në historinë e boksit. Shqiptari i parë që lufton për titullin botëror IBO

F.autor

Leave a Comment