Formula 1

Red Bull më e shpejta në provat e lira, ngecin Vettel e Hamilton

Piloti australian Daniel Ricciardo me Red Bull është më i shpejti në pistën e Sakhir në përfundim të sesionit të parë të provave të lira në Formula 1, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Bahrein. Pilot ii Red Bull dha kohën 1’31”060 në pistën e ndërtuar në mes të shkretëtirës, duke qenë i pakapshëm për rivalët. Në vendin e dytë u klasifikua Valtteri Bottas me Mercedes, ndërsa në të tretin Kimi Raikkonen me Ferrari.

Dy protagonistët e garës së kaluar dhe pretendentët për titull, Sebastian Vettel (Ferrari) dhe Lewis Hamilton (Mercedes), zunë respektivisht vendet 4-5 në përfundim të sesionit të parë. Madje piloti britanik ishte më shumë se 1 sekondë i avashtë së Ricciardo. Ky sesion i parë i provave të lira u zhvillua me dritën e diellit, ndërsa sot në mbrëmje do të zhvillohet sesioni i dytë, me drita artificiale, që është njësoj me kushtet e garës.

View image on Twitter

Related posts

“BOMBË” NGA BRITANIA E MADHE/ Hemilton nuk garon më në Formula 1 nëse…

Delo.autor

Hamilton i SINQERTË: Nuk jemi të shpejtë, gara po kthehet në armën tonë kryesore

Isa.Autor

FORMULA 1/ Ferrari zbulon problemin: Humbasim sekonda, aty jemi më të avashtë se rivalët

Delo.autor

Leave a Comment