Formula 1

“FORMULA 1″/ Incident i frikshëm në box-in e FERRARI-t

Në box-et e Ferrari-t ka ndodhur një incident i frikshëm ku protagonist ka qenë piloti Kimi Raikkonen. Piloti i “Kokëkuqes” ishte futur për herë të dytë në pit-stop gjatë garës së Çmimit të Madh të Bahreinit dhe i dha gaz mjetit përpara se një prej mekanikëve të kishte mbaruar punën e tij.

Mekaniku po punonte në gomën e majtë të pasme dhe u shtyp nga makina. Ai qëndroi shtrirë për një kohë të gjatë, përpara se të merrej me barelë dhe të transportohej në spital. Punonjësi i box-it ishte përgjegjës për zëvendësimin e pneumatikëve.

Piloti finlandez, që në ato momente ishte në vend të tretë, u bllokua menjëherë përpara se të dilte nga korsia e box-it dhe gara e tij përfundoi aty. Ai doli nga makina i shokuar për incidentin. Sipas mjekëve, mekaniku kishte një thyerje të këmbës dhe ai është nën kujdesin e mjekëve.

Related posts

FORMULA 1/ Telashet nuk ndalen për Botërorin 2021, në dilemë edhe 3 gara të tjera

Delo.autor

FORMULA 1/ Ferrari mendon për 2022-shin, pilotët e “kokëkuqes” në pistë për testime

Delo.autor

KRIZA E “KOKËKUQES”/ Vettel: S’kam asnjë peng, ta mbyllim 2018-ën me fitore

Isa.Autor

Leave a Comment