Formula 1

Vettel dhe Marchionne ulin euforinë: Ka vend për përmirësim

Ky sezon i ri duket se ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Ferrarin, me Sebastian Vettel që ka triumfuar në të dyja garat e para të vitit. Gjermani ka arritur të mposhtë rivalin e tij te Mercedes, Lewis Hamilton duke triumfuar në Australi dhe Bahrain. Pavarësisht performancës shumë të mirë me makinën e tij SF71-H, Vettel këmbëngul se ende ka vend për përmirësim.

30-vjeçari mendon se duhet të vendose akoma të gjithë besimin e tij te makina. “Për momentin nuk mund të flas për Mercedes, por mendoj se gjithmonë është një kombinim i gjërave. Ndoshta cirkuiti na përshtatej më shumë neve. Por më e rëndësishme është që kësaj radha kisha ndjesi më pozitive me makinë time. Kemi punuar shumë, në disa drejtime, çka na bëri që të përqendroheshim më shumë. Ishim më shumë konstant gjatë garës, kështuqë i kisha gjërat më shumë në kontroll. “

Nga ana tjetër foli edhe drejtuesi kryesor i Ferrarit, Sergio Marchionne, i cili edhe pse kokuqja ka bërë paraqitje shumë të mira, kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë, duke mbajtur të njëjtën linjë mendimi me Vettel: “Jemi të fortë, por kemi ende shumë punë para dhe rruga është e gjatë. Mercedes? Nuk e di sa të vështirë e kanë ata.

Gjithsesi dua të fokusohemi te ne. Është e qartë që kemi nevojë për përmirësime. Valtteri dhe Lewis po garojnë fortë, ashtu si edhe Kimi Raikkonen që po jep maksimumin. Edhe dy pilotët e Red Bull, Max dhe Daniel janë të rrezikshëm. Këto 3 skuadra dhe këta 6 pilotë janë shumë, shumë pranë njëri-tjetrit. Është e rëndësishme që të përmirësohemi dhe të jemi të shpejtë në gjithçka që bëjmë. Kjo do të na ndihmojë. Sa më i shpejt të jesh, më shumë je i bashkuar me makinën dhe do të ndihesh edhe më tepër i lumtur.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Hamilton i bën propozimin surprizë Verstappen pas aksidentit në Silverstone

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton: Fundjava më e vështierë e karrierës, ishim të jashtëzakonshëm

Delo.autor

Brawn mesazh Marcchiones: S’duam ta humbasim Ferrarin

Q.Autor

Leave a Comment