Formula 1 Sport

F1, Vettel: Nuk kam çfarë them për Verstappenin (Video)

Ishte në vend të tretë, kishte vështirësi me gomat dhe po mbrohej, por Sebastian Vettel dukej se do të ngjitej në podium në Çmimin e Madh të Kinës.

 Ndoshta Max Verstappen do ta parakalonte gjithsesi, por manovra e të riut holandez ndaj ferraristit bëri që Vettel të rrotullohej pasi u prek nga Red Bulli dhe të përfundonte në vendin e tetë një garë që e nisi nga vendi i parë.

Në fund të garës, Vettel u shpreh: “Nuk kam çfarë them për Verstappenin sepse e patë vetë të gjithë. Garat kështu e kanë. Janë gjëra që ndodhin dhe ishte diçka negative për të dy”.

Me vendin e tetë, Vettel ruan kryesimin e Botërorit të Formula 1 me 54 pikë, 9 më shumë sesa Lewis Hamilton, i cili e përfundoi garën në vendin e katërt.

Ricciardo fitoi Çmimin e Madh të Kinës duke lënë pas Bottas e Raikkonen.

Related posts

SURPRIZË NË KONFERENCË/ Jurgen Klopp përqafon sozinë e tij (VIDEO)

F.autor

PAS PREMIER LEAGUE/ COVID-19 zbarkon në La Liga, dy lojtarë të Real Madrid rezultojnë pozitiv

Delo.autor

VIT POZITIV I STRAKOSHËS/ Portieri kuqezi mes më të mirëve në Europë

F.autor

Leave a Comment