Basketball Sport

Shkëlqejnë Durant e Thompson, Golden State mposht sërish Spurs

Golden State fitoi 116-101 ndaj San Antonio në çerekfinalen e dytë të play off-it në Konferencën e Perëndimit, duke udhëhequr 2-0 me ndeshje. Një sfidë e ekuilibruar në shumicën e kohës, ku edhe skuadra e Spurs e dominoi lojën, por në çerekun e fundit erdhi përmbysja e ekipit kampion të NBA-së. Durant me 32 pikë e Thompson me 31 ishin dy liderët në parket për skuadrën e Golden State, ndërsa për San Antonio nuk mjaftuan 34 pikët e 12 rebaund të Aldridge për të evituar humbjen e dytë radhazi në këtë seri ndeshjesh.

Në Lindje, ekipi i Miami mundi 113-103 Philadelphia, ndeshje e komanduar nga skuadra nga Florida, që falë këtij triumfi barazoi në 1-1 serinë e takimeve çerekfinaleve. Sfidë emocionuese, ku fitorja u vendos nga stoli i Miami, ku 52 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Shënuesi më i mirë për Miami ishte Wade me 28 pikë, lider në parket, mbështetur nga Dragic me 20 pikë. Për Philadelphia u dalluan Simmons me 24 pikë e Saric me 23, por që mbetën për statistikë.

Konferenca e Lindjes

1-8, Toronto – Washington, (1-0 me ndeshje)

2-7, Boston – Milwaukee, (1-0 me ndeshje)

3-6, Philadelphia – Miami, 103-113 (barazim 1-1 me ndeshje)

4-5, Cleveland – Indiana, (0-1 me ndeshje)

Konferenca e Perëndimit

1-8, Houston – Minnesota, (1-0 me ndeshje)

2-7, Golden State – San Antonio, 116-101 (2-0 me ndeshje)

3-6, Portland – New Orleans (0-1 me ndeshje)

4-5, Oklahoma – Utah Jazz, (1-0 me ndeshje)

Related posts

MILAN-ROMA/ Fotokopje e golit të parë. Leao djeg krahun dhe mposht portierin kundërshtar (VIDEO)

Delo.autor

E ARDHMJA E TRAJNERIT NË UDHËKRYQ/ Sarri zbulon “takimin” që e çon tek…

Delo.autor

“SHPËRTHEN” KUNDËR YLLIT TË JUVENTUS/ Cassano: Për mua nuk është një kampion. E bën në brekë kur…

Delo.autor

Leave a Comment