Futboll Sport

​Mohamed Salah është objektivi numër një i Real Madridin për afatin kalimtar të verës

Mohamed Salah është duke shkëlqyer me fanellën e Liverpoolit që në sezonin debutues. Ai ka realizuar 41 gola në të gjitha garat, 31 në Premierligë – për të barazuar rekordin historik të mbajtur nga Shearer, Ronaldo e Suarez (me nga 31 gola).

Salah synon dhe është rrugës për të thyer edhe disa rekorde dhe për shkak të formës fantastike që po kalon, ai është bërë cak i shumë klubeve evropiane.

Don Balon raporton tash e sa kohë se Reali është seriozisht i interesuar për egjiptianin. Madje, mësohet se 25 vjeçari është prioriteti kryesor i Los Blancos për afatin kalimtar të verës.

Presidenti i Madridit, Florentino Perez, është duke bërë gati 200 milionë euro për Lojtarin më të Mirë të sezonit në Premierligë. /Gazeta Express/

 

Related posts

SHORTI PËR BILETAT E NDESHJES SHQIPËRI-POLONI/ Të hënën hapen aplikimet për tifozët shqiptarë

F.autor

Ronaldo kishte vendosur qysh në janar të largohej, për disa arsye ai…

Sadik.Autor

MOVIOLA/ Çesare flet për rastin e dyshimtë: Penallti e pastër për INTERIN, si nuk ndërhyri VAR?

Delo.autor

Leave a Comment