Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Vettel i lumtur: Makina bënte gjithçka që unë dëshiroja

Sebastian Vettel ka bërë një paraqitje shumë të mirë sot në pistën e Baku, duke arritur për të tretë garë me radhë “pole position”. Piloti italian i Ferrarit do ta nisë garën nesër nga vija e parë e startit, ku në krah do të ketë rivalin kryesor Lewis Hamilton (Mercedes), në një garë që parashikohet mjaft e bukur. Vettel kërkon të lërë një pamje tjetër të fansat e këtij sporti në Azerbajxhan pas incidenteve që pati një vit më parë në këtë pistë.

Makina sot funksiononte shkëlqyeshëm, bënte gjithçka që unë doja, ndaj jam shumë i lumtur për këtë rezultat. Në provën e dytë, me një pistë më të mirë, e dija që do të jepja një kohë më të shpejtë dhe ia dola mbanë”, tha Vettel, që kërkon të mos përsëritë në garë gabimet e garës së fundit, ku u rendit i teti edhe pse e nisi garën nga “pole”.

Gara nesër do të jetë shumë e vështirë, pasi kam dy makina mercedes nga pas që do të bëjnë presion që në start, ndaj nuk do të jetë aspak e lehtë. E dimë që në këtë pistë të gjatë gjithçka mund të ndodhë dhe makinat e sigurisë mund të dalin disa herë në pistë. Jam ende pak i mërzitur për atë që ndodhi garën e fundit, ndaj duhet kujdes në çdo moment”, u shpreh Vettel.

Related posts

“Insta Live” e brazilianit Douglas Costa që tërboi klubin e Napolit

Sadik.Autor

FITORJA E PESTË RADHAZI/ Laçi mposht Kastriotin dhe “fluturojnë” në renditje

Delo.autor

Suarez kualifikon Uruguain dhe “zgjon”Arabinë Saudite nga “ëndërra” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment