Futboll Ligue 1 Sport

PSG përgatit festën, Monaco dhe Lyon “luftë” për Championsin

Në Francë të gjitha ndeshjet e javës së parafundit do të luhen në orën 21:00, me përjashtim natyrisht të takimit Guingamp – Marseille. Klubi nga Provansa vazhdon të mbajë të hapura diskutimet për zonën Champions në Le Championnat, kështu që Monaco do të japë maksimumin në Principatë për të mposhtur “jeshilët” e Saint Etienne-t.

Ndërkoh pasi fitoi gjithçka mund të fitohej në Francë Paris SG pritet të festojë bashkë me tifozët kur të ndeshet me Stade Rennais, në ndeshjen e fundit për këtë sezon në kryeqytet. Një transfertë të vështirë ka edhe Olympique Lyon që për të ruajtur vendin e dytë që të kualifikon direkt në grupet e Champions League, duhet të mposhtë Strasbourgun që lufton për mbijetesën.

Related posts

Turpërimi i trajnerit/ Dikur fitonte Champions Leaguen me Milanin, sot skuadra e tij mposhtet 8-0

Q.Autor

Juventus-Bonucci/ Ja dy kushte bardhezi për rikthimin e mbrojtësit

Isa.Autor

LËSHOHET SËRISH “BOMBA” NGA SPANJA/ Barcelona i “ndez dritën jeshile” Messit, mund të largohet në…

Delo.autor

Leave a Comment