Moto GP Sport

MotoGP/ Ducati duhet të mendojë për të ardhmen, piloti drejt largimit

Jemi duke punuar mirë, të vijojmë kështu edhe pse nuk është e lehtë që të rikuperosh pikët ndaj Marquez-it dhe Honda-s. Por, varet nga ne”. Janë këto fjalët e para të lëshuara nga Dovizioso për mirkofonët e Mediaset në bokset e Ducati-t në Imola, ku piloti ka shkuar për të mbështetur mikun e tij Michael Ruben Rinaldi, i cili garon për Aruba.it Racing. “Në Imola kam ardhur me motor për të mbështetur Michael. Presim shumë nga Ducati”.

Nuk mund të mungonte një pyetje rreth së ardhmes së pilotit, sot më shumë se kurrë. Nuk është e përjashtuar mundësia, faktikisht, që vitin e ardhshëm Dovizioso mund të lërë skuadrën e Borgo Panigale. Ndoshta mund të shkojë te rivalët e skuderisë Honda, ku mund të marrë vendin e Pedrosa-s: “Viti i ardhshëm? Jam ende në bisedime, por nuk është ky momenti që ta tregoj”.

Related posts

ROONEY “SHPËRTHEN” NDAJ GJYQTARIT/ Shikoni veprimin e tij pasi u zëvendësua (VIDEO)

F.autor

JOACHIM LOW NË PRESION/ Trajneri i Gjermanisë mund të rikthejë tk “Pancerat” yllin e Bayern Munich…

Delo.autor

ARRIN MARRËVESHJEN ME BAYERN/ Perisic kalon me sukses vizitat mjekësore, mungon zyrtarizimi

Delo.autor

Leave a Comment