Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Drejtuesi i Juves: Uroj që Allegri, Dybala e Higuain të qëndrojnë me ne

Drejtori i Juventus, Beppe Marotta, beson se titulli i shtatë radhazi është special për Juventus ndërsa për të ardhmen e trajneri Max Allegri shtoi: “Uroj që të qëndrojë me ne.”

“Ky titull është special, sepse kemi bërë atë që donim në fillim të sezonit, – tha Marotta. – Nuk është momente për të menduar për të ardhmen, por do ta vlerësojmë situatën në fund të kampionatit. Jemi të qetë, rezultatet flasin në favor të trajnerit tonë dhe uroj që Allegri të qëndrojë me ne edhe në sezonin e ardhshëm.”

Marotta u pyet gjithashtu për të ardhmen e Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala. “Juventus nuk po mendon për shitjen e lojtarëve dhe nuk ka asnjë arsye përse të largojë futbollistët kryesorë. Ata nuk janë në merkato. Detyra e jonë e vështirë është të përmirësojmë një ekip që është shumë i fortë. Largimet e Dybala dhe Higuain nuk do të kishin kuptim në këtë aspekt.”

Related posts

THUR ELOZHE PËR CAMPOS/ Rummenigge: Në Gjermani nuk e njohin, por unë e di se çfarë ka bërë

Delo.autor

ASKUSH SI CR7 NË SERIE A/ Lukaku dhe Zlatan Ibrahimovic e shohin me dylbi “Përbindëshin”

Delo.autor

PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ Ronaldo flet për trajnerin e ri: Solskjaer është një …

Isa.Autor

Leave a Comment