Futboll Sport

Rusi 2018/ Danimarka shpall listën, edhe një shqiptar nën urdhra

Danimarka do të marrë pjesë në Botëror dhe tanimë është publikuar edhe lista paraprake e lojtarëve të përzgjedhur nga ana e trajnerit Age Hareide. Plot 35 lojtarë janë në listën e tij dhe ajo do të reduktohet më pas. Në mes të lojtarëve të ftuar është edhe mbrojtësi Riza Durmisi (luan në La Liga me Real Betis prej dy sezonesh, duke luajtur në 50 takime), i cili është me origjinë shqiptare. Christian Eriksen është “ylli” i skuadrës daneze, ndërkohë që pjesë e ekipit janë edhe disa të rinj premtues, si Shmeichel.

LISTA ME 35 LOJTARË E DANIMARKËS
Portierë: Kasper Schmeichel, Frederik Ronnoë, Jonas Lossl, Jesper Hansen.
Mbrojtës: Simone, Kjaer, Andreas Bjelland, Mathias Jorgensen, Andreas Christensen, Jens Stryger Larsen, Riza Durmisi, Jannik Vestergaard, Nicolai Boilesen, Henrik Dalsgaard, Jonas Knudsen, Peter Ankersen.
Mesfushorë: Christian Eriksen, Thomas Delaney, William Kvist, Lasse Schone, Lukas Lerager, Mike Jensen, Pierr-Emile Hojbjerg, Michael Krohn-Dehli, Daniel Wass, Mathias Jensen.
Sulmues: Nicolai Jorgensen, Andreas Cornelius, Nicklas Bendtner, Pione Sisto, Viktor Fischer, Yussuf Yurary Poulsen, Martin Braithwaite, Robert Skov, Kasper Dolberg, Kenneth Zohore.

PROGRAMI – Danimarka para nisjes së Botërorit do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, fillimisht me Suedinë më 2 qershor, ndërsa një javë më pas përballet me Meksikën. Ata janë në Botërot në të njëjtin grup me Australinë, Francën dhe Perunë. Takimin e parë e luajnë me këta të fundit më 16 qershor. Takimin e dytë e zhvillojnë më 21 qershor kundër Australisë dhe në fund me “Gjelat” më 26 qershor.

Related posts

“LUFTË E HAPUR” MES DY KLUBEVE/ Juventusi “bllokon” lëvizjet e Marottas dhe Interit, ja planet e tjera “Zikaltër”

Delo.autor

E BUJSHME/ Mourinho te Reali? Ramos befason me deklaratën dhe kapet keq me pyetjen e gazetarit

Isa.Autor

DO LARGOHET NGA GJERMANIA NË VERË/ Joakim Lëv kërkohet të bëhet “timonier” i klubit të madh italian

Delo.autor

Leave a Comment