Basketball Sport

“Dua të luaj ose do të vras”, kërcënohet me vdekje presidenti i NBA-së

Një 27-vjeçar është arrestuar sot në Nju Jork, nga policia, pasi ka kërcënuar me vdekje komisionerin (presidentin) e NBA-së, Adam Silver, lajm që është konfirmuar nga TMZ Sport. “Nëse nuk më lejon të luajë në NBA, do të vij tek ty dhe do të vras me pistoletën time”, ka shkruar David Pyant, në një letër të dërguar në zyrat qëndrore të NBA-së.

Një letër e çuditshme, pasi personi i arrestuar nuk ka luajtur kurrë basketboll në karrierën e tij, as në nivele amatore, por ai është një person i njohur për forcat e policisë, pasi është arrestuar edhe 13 herë të tjera më parë. Policia ka nisur hetimet në lidhje me letrën e shkruar dhe arsyet që e kanë çuar për ta shkruar atë, duke qenë se nuk merret me basketboll.

Related posts

PIQUE NË TELASHE/ Nxirret jashtë restorantit nga policia, ja shkaku kryesor

Delo.autor

“AI E DINTE QË DONIN TA VIDHNIN”/ Rrëfimi tronditës i ish-kuzhinieres së Maradonës: Disa shtireshin si miq të Diegos

Delo.autor

REAGOJNË “TOPÇINJTË”/ Lacazette rihap sfidën ndaj Brighton, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment