Basketball Sport

Golden State Warriors triumfon kundër Houston Rockets (VIDEO)

Mbrëmë është zhvilluar ndeshja e tretë e finales së serisë së playoff në Konferencën Perëndimore. Kampioni aktual, Golden State Warriors gjithnjë e më tepër është pranë finales së madhe të NBA-së. Gjatë gjithë ndeshjes dhe për asnjë çast nuk e vënë në dyshim fitoren e tyre luftëtarët që triumfuan kundër Houston Rockets me rezultat të thellë 126-85.

 

Stephen Curry ishte basketbollisti më efikas në ndeshje, ku realizoi 35 pikë dhe pati gjashtë kërcime. Edhe Kevin Durant pati një paraqitje të mirë duke realizuar 25 pikë.

Te mysafirët më i miri në parket ishte James Harden me njëzet pikë gjersa Chris Paul shtoi 13 sosh.Theksojmë se skuadra që arrin katër fitore do të jetë finalist, ku në gjysmëfinalen tjetër po takohen Boston Celtics dhe Cleveland Cavaliers.

Ndryshe, takimi i katërt mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet gjatë mbrëmjes së të mërkurës.

https://www.youtube.com/watch?v=RtDAMapKX9U

Related posts

ÇFARË FUTBOLLISTI/ BARÇA dhe REALI në garë për SUPER TALENTIN brazilian

Isa.Autor

Skandal në Kosovë, tifozët nxjerrin nga fusha lojtarë që po toleronin ndeshjen

Sadik.Autor

PLASI SHERRI MASIV NË VLORË PAS NDESHJES/ Administratori: Shumë e trupshme. Nuk dua boksierë, por…

Delo.autor

Leave a Comment