Basketball Të tjera

CSKA Moskë kryeson e vetme në Euroleague, fitore shprese për Barcelonën

Skuadra ruse e CSKA Moskë e ka mbyllur me fitore këtë vit në Euroleague, duke triumfuar 90-81 në fushën e Baskonia Gasteiz, takim i vlefshëm për raundin e 15-të. Një ndeshje e dominuar nga spanjollët, por në periodën e fundit miqtë nga Moska përmbysën shifrat dhe korrën fitoren e 12-të sezonale, që erdhi nga duart Rodriguez, autor i 25 pikëve, duke i bërë të pavlefshme 20 pikët e Shengelia.

Fiton edhe Barcelona, që arriti një fitore të rëndësishme ndaj Khimki moskë jashtë fushe me shifrat 79-65. Një ndeshje e dobët e vendasve, me të vetmin Shved që luftoi për fitore, duke realizuar 22 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Për Barcelonën vlerësohet loja e mirë e kolektivitetit, me tri lojtarë që kapën kuotën e 12 pikëve.

Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Crvena Zvezda, që mundi 91-88 italianët e Armani Milano, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, me serbët që mbajnë të gjalla shpresat për një vend në play off. Feldeine realizoi 19 pikët për Crvena, mbështetur edhe nga Bjelica me 18, një dyshe që bëri diferencën në parket.

Nuk zhgënjen skuadra turke e Anadolu Efes, që në Stamboll mposhti 69-58 gjermanët e Brose Bamberg, një ndeshje e vendosur në 10-minutëshin e fundit. Brown me 21 pikë e McCollum me 19 bënë diferencën në parket për turqit, që pavarësisht fitores ndodhen në vendin e parafundit të Euroleague. Raundi i 15-të ishte i fundit për këtë vit në Euroleague, që rikthehet më 4 janar.

EUROLEAGUE – RAUNDI I 15-TË

28 dhjetor, Fenerbahce – Real Madrid, 77-79

28 dhjetor, Zalgiris Kaunas – Olympiacos, 74-68

28 dhjetor, Maccabi Tel Aviv – Unicaja Malaga, 78-89

28 dhjetor, Valencia – Panathinaikos, 67-63

29 dhjetor, Khimki Moskë – Barcelona, 65-79

29 dhjetor, Anadolu Efes – Brose Bamberg, 69-58

29 dhjetor, Baskonia Gasteiz – CSKA Moskë, 81-90

29 dhjetor, Armani Milano – Crvena Zvezda, 88-91

Related posts

Toto Wolff: Rinovimi i kontratës së Hamilton, lojë fëmijësh

Q.Autor

Houston kërcënon Warriors në Perëndim, fitojnë Dallas e Atlanta

Q.Autor

HUMBJA NË “WIMBLEDON” LË PASOJA/ Ja vendimi drastik që merr Federer për…

Delo.autor

Leave a Comment