Futboll Sport

Kukësi luan për Gurin, Laçi kërkon “kokën e Teutës” për të siguruar Europa League

Në takimet e tjera të programuara për tu luajtur në javën e fundit të Superiores mendohet më shumë për statistikë. Në “Zeqir Ymeri” Kukësi do të presë Flamurtarin në një sfidë që nuk ndryshon asgjë në objektivat e të dyja skuadrave, madje më shumë interes se rezultati ka lamtumira e Sindrit Gurit, që, përveç duartroktijeve të publikut, mund të tentojë të shënojë disa gola për “Këpucën e Artë”, me Sowe të Skënderbeut që kryeson me një gol më shumë (21 me 20).

Përballja Laçi – Teuta nuk ka asnjë vlerë për “Djemtë e Detit”, që e kanë siguruar mbijetesën, ndërsa për krubinasit fitorja është detyrim për të siguruar Europa League-n nëpërmjet kampionatit (nëse konfirmohet pezullimi i Skënderbeut nga UEFA, si Partizani ashtu edhe Laçi do të luajnë në Europë). Nëse fiton Partizani me Kamzën, atëherë edhe Laçit i duhet 3 pikët për të mos e humbur vendin e katërt.

Në “Roza Haxhiu” të Lushnjës Lufëtari do të kërkojhë ta mbyllë me fitore një sezon të mrekullueshëm, që po mbyllet me arritjen e një objektivi historik, pjesëmarrjen për herë të parë në histori në kompeticionet europiane.

Related posts

West Ham “vret” shpresat e Chelsea për një vend në Champions League

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Merr fund pritja: MILAN prezanton mesfushorin më të FORTË në BOTË

Isa.Autor

ROMA-JUVENTUS/ Sarri synon fitoren për të rimarrë kreun (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment