Moto GP Sport

Moto GP teste sezonale në Barcelonë, dominon Vinales me Yamaha

Pas garës së zhvilluar më 20 maj në pistën e La Mansh, pilotët e Moto GP kanë zbritur sot në pistën e Montmelo, në Barcelonë, për të zhvilluar disa teste të tjera sezonale të lejuara nga Federata Ndërkombëtare e Motoçiklizmit. Gjatë paradites, pilotët nuk patën shumë mundësi të provojnë ndryshimet, pasi shiu nuk i la ata të qëndrojnë gjatë në pistë. Ndërsa gjatë pasdites situata ishte ndryshe dhe të gjithë pilotët testuan ndryshimet që kishin sjellë.

Kohën më të mirë në përfundim të testeve e dha piloti spanjoll i Yamaha, Maverick Vinales, që e ndali kronometrin në 1’38”974, duke lënë pas Yamaha e francezi Johann Zarco, ndërsa i treti u klasifikua Ducati i Jorge Lorenzo. Vetëm i gjashti spanjolli Marc Marquez me Honda, kryesuesi i Botërorit (pas Dovizioso, i pesti), ndërsa Valentino Rossi i mbylli testet në vendin e tetë.

Related posts

INTER-LECCE/ Shpërthen “San Siro” nga SUPER GOLI i Brozovic, ja “MAGJIA” (VIDEO)

Delo.autor

DHUNA NË NDESHJEN TIRANA-PARTIZANI/ Arrestohet një tifoz, dy në kërkim, 6 nën hetim (EMRAT)

F.autor

RIKTHEHET CHAMPONS/ Tottenham-Bayern dhe Juventus-Leverkusen, këto janë ndeshjet e javës së dytë

Delo.autor

Leave a Comment