Futboll Premier League Sport

Bisedime frytdhënëse, mesfushori i Napolit është shumë pranë Manchester City

Manchester City ka pasur bisedime intensive me Napoli me synimin për të marrë Jorginho. Diskutimet mes dy klubeve janë etiketuar si “pozitive” nga britanikët dhe vetë 26-vjeçari ka shprehur haptazi dëshirën për të shkuar te skuadra e Pep Guardiola.

Napoli kërkon rreth 60 milionë euro për italo-brazilianin, i cili luajti një sezon shumë të mirë në urdhrat e Maurizo Sarri, duke e mbyllur kampionatin italian në vendin e dytë.

Chelsea gjithashtu ka bërë një sondazh për Jorginho, duke menduar se Sarri do të jetë trajneri i tyre i ardhshëm dhe ai di si të nxjerrë më të mirën nga mesfushori.

Megjithatë, që në momentin që u tërhoq nga blerja e Fred nga Shakhtar, City po bazon gjithçka te blerja e Jorginho, si pasardhësi i Yaya Toure. Menaxher i tij Joao Santos është takuar me drejtorin teknik të City, Txiki Begiristain, i cili më pas ka nisur kontaktet me Napoli.

Gjithsesi, Napoli nuk pranon më pak se 60 milionë euro për lojtarin që shënoi 4 gola dhe dha 4 asiste në 39 ndeshje të luajtura në këtë sezon.

Related posts

Sterling goditet dhe fyhet nga tifozi racist: Zezak m…

Q.Autor

Ndërtimi i Milanit të madh, gati oferta për sulmuesin që po shkëlqen në Francë

Q.Autor

PËRBALLJA ÇEREKFINALE NË CHAMPIONS/ Ish-lideri i Juventusit: Ja favoritët krysorë ndaj holandezëve

Delo.autor

Leave a Comment