Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Daniel Ricciardo, “pole” dhe rekord në pistën e Montekarlos

Daniel Ricciardo me Red Bull ka siguruar “pole position” sot në pistën e Montekarlos, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Monako në Formula 1. Piloti australian dha kohën 1’10”810, një kohë rekord në këtë pistë, duke qenë më i shpejti, i pakapshëm nga rivalët. Ricciardo dha kohën më të shpejtë në të trija sesionet, duke e nisur garën nesër nga vija e parë e startit (ora 15:10).

Në krah të tij do të jetë piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel, ndërsa në vijën e dytë të nisjes do të jenë Lewis Hamilton, i treti me Mercedes dhe Kimi Raikkonen, i katërti me makinën tjetër Ferrari. Pas tyre, deri në vendin e dhjetë, u klasifikuan Bottas (Mercedes), Ocon (Force India), Alonso (McLaren), Sainz (Renault) dhe Gasly (Toro Rosso).

 Në përfundim të sesionit të parë të provave zyrtare, u eliminuan Hartley (Toro Rosso), Ericsson (Sauber), Stroll (Williams), Magnussen (Haas) dhe Verstappen (Red Bull). Ky i fundit nuk zbriti fare në pistë, nuk dha kohë, pasi në provat e lira u përplas me muret mbrojtëse, duke dëmtuar makinën.
Inxhinierët u përpoqën që ta riparojnë atë në kohë, por ishte e pamundur. Ndërsa më i shpejti ishte piloti tjetër i Red Bull, Daniel Ricciardo, që komandoi edhe në sesionin e dytë. Në këtë sezion u eliminuan Hulkenberg (Renault), Vandoorne (McLaren), Sirotkin (Williams), Leclerc (Sauber) dhe Grosjean (Haas).

Related posts

ANGLI-GJERMANI/ Ndizet atmosfera, shfaqet edhe “Klopp” me birra duke festuar (VIDEO)

Delo.autor

Zbulohen gjyqtarët që ka përzgjedhur FSHF-ja në javën vendimtare të mbijetesës në Superiore

Sadik.Autor

Shënojnë Rafinha dhe Icardi, Interi shkatërron Udinesen në pjesën e parë

Sadik.Autor

Leave a Comment