Futboll La Liga Sport

Capello e zbulon: Cristiano Ronaldo dëshiron Manchester United, ylli i Bayern do ta zevendësojë

Deklaratat kontradiktore të Ronaldos pas finales së Champions League që sugjeruan një dëshirë të portugezit për të ikur nga Real Madrid këtë verë, kanë sjellë dhe hamendësimet e para mbi çfarë kërkon në të vërtetë fituesi i 5-fishtë i Topit të Artë. Në një deklaratë të fundit për Sky Sport Italia ish-trajneri i madrilenëve, italiani Fabio Capello është shprehur se Ronaldo dëshiron të rikthehet te ish-ekipi i tij dhe të jetë sërisht nën urdhërat e patriotit të tij Jose Mourinho.

Edhe pse gjatë paradës së ekipit në Madrid pas fitimin të Champions League ylli portugez foli para tifozëve duke u thënë “do më shikoni dhe vitin tjetër”, largimi i tij duket tashmë shumë më i mundshëm pas dorëheqjes së papritur të trajnerit Zidane. Ish trajneri italian shtoi madje se “galaktikët” në rast largimi të Ronaldos do të duhet ta zëvendësojnë atë, dhe sipas Capellos zgjedhja më e mirë do të ishte sulmuesi i Bayern, Robert Lewandovski.

Related posts

“The Sun” trondit Mourinhon: Pse po e studion anglishten me kaq ngut Zidane…

Isa.Autor

Shkërmoqet Vllaznia/ Astana bën “poker” në Shkodër. Eliminohen të rinjtë e Zmijanit

Isa.Autor

Ndarja e çmimeve në Maratonën e Tiranës/ VELIAJ falenderon pjesmarrësit: Në fund do përqafohemi si…

Isa.Autor

Leave a Comment