Futboll Premier League Sport

Cancelo drejt Premier League për 40 milion euro

Wolves është në bisedime për të blerë mbrojtësin e djathtë të Valencia-s Joao Cancelo, sipas Sky në Itali.

Shuma që po diskutohet thuhet të jetë rreth 40 mln euro.

Lojtari portugez Cancelo sezonin e kaluar ka luajtur i huazuar tek Inter dhe përfaqësohet nga Jorge Mendes, i cili ka një marrëdhënie të mirë me Wolves.

Fituesit e titullit të Championship, që do të luajnë në Premier League sezonin e ardhshëm, kanë blerë disa lojtarë që përfaqësohen nga Mendes në vitet e fundit, ku përfshihen Cavaleiro, Jota dhe Neves.

Cancelo iu bashkua Valencia-s në verën e 2014.

24-vjeçari ka dalë nga akademia e Benfica-s, dhe ka shënuar tre gola në gjashtë paraqitje për Portugalinë.

Related posts

PRESIDENTI AGIM ADEMI JEP LAJMIN: Kosova me trajner gjerman

F.autor

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS NDAJ BARCELONËS/ Van Dijk “kërcënon”: Kemi një ekip të mirë për ta…

Delo.autor

LEONARDO ZBULON PIKËN E DOBËT/ Juventusi synon Championsin, ndërsa kampionati…

Sadik.Autor

Leave a Comment