Është një pistë ku Lewis Hamilton dominon prej tre sezonesh, por këtë herë në Çmimin e Madh të Kanadasë britaniku mund të ketë disa vështirësi më shumë. Njësia e fuqisë së Mercedes, e destinuar për t’u përdorur në pjesën e parë të garës së ditës së diel, nuk mund të përdoret për shkak të problemeve teknike dhe këtë herë kjo është një arsye pse Sebastian Vettel duhet të gëzohet, i cili do të ketë motorin e azhurnuar dhe ka një mundësi për të fituar në këtë pistë.
Të dy janë në barazim në tabelën e klasifikimit, ku në pole-postivion vlerësohet me 2.25 për të dy; Hamilton mban avantazhin për shkak të fitores së fundit, ende me 2.25, por ferraristi ndodhet pas shpatullave të tij me 2.75. Do të jetë fitorja e dytë për gjermanin në cirkuitin e Montrealit, ku herën e parë ka fituar në vitin 2013 në bordin e Red Bull.
Skuderia e Milton Keynes do të shkojë që të kapë një tjetër sukses këtë fundjavë pas atij që ishin protagonist me Daniel Riçiardo në Montekarlo. Fitorja e tretë e australianit paguhet me 10, ende në barazim me shokun e skuadrës Max Verstapen.
Para çiftit të Red Bull kuotohen në linjën e dytë Mercedes dhe Ferrari me Valtteri Bottas dhe Kimi Raikkonen që kuotohen të dy me 7.50. Rruga për podium është më e komplikuar për pilotët e skuderive të tjera: i pari në listë është Fernando Alonso, i cili garon me McLaren dhe vlerësohet me kuotën 15, ndërkohë që për Esteban Ocon, Sergio Perez që garojnë me Force India kuotohet me shifrën 20.