Kategoria Superiore Shqipëri

Skënderbeu bie në Laç, merr humbjen e parë në kampionat (VIDEO)

U mbyll me një fitore të artë për vendasit, sfida mes Laçit dhe Skënderbeut. Sfida u mbyll në shifrat e ngushta 1-0, me gol të vetëm të shënuar nga Uzuni, në minutën e 46-të.

Pjesa e parë u mbyll me shumë gabime në të dyja repartet sulmuese, por edhe me pritje fantastike të të dy portierëve. Më pas, me fillimin e të dytës, ishte Uzuni që menjëherë shënoi pas një goli të bukur, nga jashtë zonës, me Shehin që nuk kishte çfarë të bënte.

Deri në fund, kurbinasit menaxhuan avantazhin, ndërsa Skënderbeu nuk pati asnjë rast të mirë për të shënuar. Kjo ishte humbja e parë për Skënderbeun, që vazhdon të mbetet në vendin e parë.

Related posts

“PËR GJIMSHITIN E FUTA MIK”/ De Biasi: Rashica dhe Rrahmani kanë bërë zgjedhje të vështira

Delo.autor

Përgënjeshtron Luftëtari: Presidenti Tavo nuk ikën, do t’i blejë të gjitha aksionet

Q.Autor

LIVE/ Kamza-Partizani: “Frikë” për të gjetur golin, ekipet e mbyllin me rrjeta të bardha të parën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment