Futboll Sport

Supersfida Belgjikë-Angli/ Ndeshja ku të dy skuadrat do kërkojnë të humbasin

Falë fitores tenistike 6-1 kundër Panamasë Anglia renditet e para në Grupin H së bashku me Belgjikën në kuotën e 6 pikëve. Të dy këto kombëtare kanë siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt, ndërkohë që ndeshja e fundit në grup korrespondon ndaj njëra-tjetrës.

Por nëse jeni përgatitur të shikoni një superpërballje mos u habisni shumë nëse në fushë si Belgjika dhe Anglia do të kërkojnë të humbasin.

Arsyeja? Llogaritë që bëhen për fazat e mëvonshme.

Kështu, duke marrë parasysh llogaritë e grupeve deri më tani, teksa janë luajtur dy nga tre takimet e grupeve, Belgjika me vendin e dytë aktual do të luante me Japoninë në turin e ardhshëm, ndërsa sfida e vërtetë do të priste deri në gjysmëfinale, atje ku do të gjendej Spanja.

Nga ana tjetër fituesi i grupit mes Belgjikës dhe Anglisë nuk do të kishte shumë kohë për të festuar, pasi pas përballjes me Senegalin, e presin emra të frikshëm si Brazili, Gjermania, Franca, Portugalia, pa harruar edhe një kualifikim të mundshëm të Argjentinës. Atëherë, pyetja është e thjeshtë, kujt i intereson të fitojë në ndeshjen mes Belgjikës dhe Anglisë?

Related posts

“LUFTA” INTER-JUVENTUS NUK NDALET/ Ja arsyeja e përplasjes së radhës mes dy klubeve

Delo.autor

ÇMENDURIA/ Zidane duhet të shmangë katastrofën e Botërorit për 200 milionë euro

Isa.Autor

Roma me hap galopant/ Dy zyrtarizime dhe dy lojtarë të tjerë pas derës

Sadik.Autor

Leave a Comment