Futboll Premier League Sport

Liverpool heq dorë nga portieri holandez që aktivizohet në kampionatin spanjoll

Liverpooli tërhiqet nga gara për Jasper Cillessen. Klauzola e portierit është 60 milionë Euro, por lojtari mund të largohet nga Barcelona për gjysmën e çmimit.

30 milionë Euro është minimumi që katalanasit kërkojnë për të lënë të lirë 29-vjeçarin, por drejtuesit e skuadrës nga “Anfield”, të cilët janë vënë në kërkim të një portieri, e konsiderojnë të lartë shumën e kërkuar nga klubi spanjoll dhe për këtë kanë preferuar të dalin nga gara për kartonin e holandezit.

Sipas mediave angleze, trajneri i “the reds”, Jurgen Kloop preferon njërin mes Alisson e Jan Oblak, që kushtojnë më shumë se Cillessen, por që janë të konfirmuar në arenën ndërkombëtare.

Related posts

Mbi 100 mijë reagime në “Twitter” pas vetëm pak minutave për atë që i bëri vetes ylli i Belgjikës pasi shënoi gol Januzaj

Sadik.Autor

Gattuso: Milan bëri një ndeshje të shkëlqyer ndaj Napolit

Sadik.Autor

FULHAM-ARSENAL/ Sezoni i Premier League nis me një gol unik nga Lacazette (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment