Basketball

LeBron James një legjendë, thyen rekordin e Michael Jordan

LeBron James ka hyrë në historinë e NBA-së. Dy ditë pasi barazoi rekordin e të madhit Michael Jordan, sot ylli i Cleveland Cavaliers e ka thyer atë. Në ndeshjen që Cleveland fitoi 107-102 ndaj New Orleans, basketbollisti LeBron James realizoi 27 pikë, 9 rebaund e 11 asist, por ajo që ishte më e rëndësishme ishin pikët.

Kjo ishte ndeshja e 867-të radhazi për të që realizon mbi 10 pikë, duke thyer rekordin e Jordan, që ishte ndalur në kuotën e 866 ndeshjeve, ndërsa i treti është Kareem Abdul-Jabbar me 787 ndeshje. Hera e fundit që LeBron ka realizuar më pak se 10 pikë në një ndeshje daton më më 5 janar 2007, në një takim ndaj Milwaukee.

Related posts

ISHIN NË HELIKOPTERIN E KOBE BRYANT/ Kush është familja që u shua dhe askush nuk po flet për të (FOTO)

Delo.autor

NBA KTHEHET NË ARENË RINGU/ Grushte mes lojtarëve gjatë ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

NBA/ LeBron e Giannis bëjnë liderin, fitore edhe për Phoenix e Brooklyn

Delo.autor

Leave a Comment