Basketball

Nuk shklyen detyrimet, Eagles nuk lejohet të luajë nga FSHB dhe humbet ndeshjen 20-0

Ndeshja e javës së 14-të të Superligës në basketboll për meshkuj mes Partizanit dhe Barleti Eagles, e planifikuar për t’u luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, nuk u zhvillua. Shkak është bërë një paralajmërim që Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka bërë në adresë të ekipit të Eagles. Sipas FSHB-së, ky ekip ka disa detyrime financiare të prapambetura ende të papaguara dhe pas disa paralajmërimesh, ka vendosur që ta pezullojë përkohësisht nga garat dhe të mos e lejojë të luajë. Ndaj dhe ndeshja Partizani-Eagles u mbyll me shifrat 20-0 në favor të ekipit të kuq, vendim që është marrë pasi gjyqtarët e ndeshjes kanë plotësuar protokollin e ndeshjes.

Por drejtuesit e ekipit të Eagles kanë ngritur akuza karshi FSHB-së, duke i çuajtur drejtuesit e saj si “pengmarrës së basketbollit”, duke u shprehur: “Nisi të hënën lufta për drejtësi një herë e mirë në këtë vend ndaj ujit të ndenjur, që mendon se mund të krijojë republikë, por që s’ka për të ndodhur. Ekipi shumë shpejt do ta riluajë këtë ndeshje, sepse nderi dhe dinjiteti i Eagles nuk lihet në dorën e mjeranëve, që mendojnë se janë Zot”, komenton skuadra e Barleti Eagles në “Facebook”. Skuadra e Eagles ishte e pranishme sot në pallatin e sportit, por nuk u lejua të luajë dhe sipas drejtuesve të Eagles është sajuar një protokoll falso, duke akuzuar për këtë sekretarin e FSHB-së, Korab Llazani.

Related posts

NBA, Warriors “shtëtitin” ndaj Suns, Davis 38 pikë në suksesin e Pelicans

Q.Autor

NBA/ 5 basketbollistë refuzojnë të luajnë nga frika e koronavirus

Delo.autor

EUROLEAGUE/ Humbasin Milano e Real Madrid, Barcelona përfiton dhe shkëputet

Delo.autor

Leave a Comment