Sport Të tjera

Ndërpritet gjysmëfinalja Djokovic-Nadal, serbi udhëheq 2-1 me sete

Është ndalur në mes gjysmëfinalja e dytë e grand slemit të Wimbledonit për meshkuj në tenis midis Novak Djokovic dhe Rafael Nadal, me serbin që udhëheq 2-1 me sete (6-3, 3-6, 7-6). Një ndeshje spektakolare, ashtu sikurse edhe pritej mes dy prej tenistëve më të mirë në botë, që kanë dhuruar një përballje të jashtëzakonshme deri më tani në fushën me bar të turneut londinez.

Djokovic fitoi 6-4 setin e parë, por menjëherë ka ardhur replika e spanjollit, që fitoi 6-3 setin e dytë, duke barazuar shifrat. Por seti i tretë është më i ekuilibruar, tenistët fitojnë “game” me shërbimet e tyre dhe fituesi shpallet në “tie break”, ku Djokovic fiton 11-9 dhe krejt setin 7-6, duke udhëhequr 2-1 me set.

Pas mbylljes së setit të tretë, gjyqtari vendosi të ndalë ndeshjen për shkak të orës së vonë (ora 23:00 në Londër) dhe pas 3 orësh lojë. takimi do të rinisë ensër apsdite, për të përcaktuar finalistin e dytë, ndërkohë që në finale ka shkuar më herët afrikano-jugori Kevin Anderson, që mundi 3-2 me sete amerikanin John Isner.

Related posts

ERDHI ME BUJË NË JANAR/ Mesfushori i Partizanit “ftohet” me trajnerin Daja

Delo.autor

Klop: Ronaldo nuk duhet ta prekë topin

Sadik.Autor

BARCELONA NË KRIZË/ Për Koeman ka vetëm dy të paprekshëm në ekip

Delo.autor

Leave a Comment