Moto GP

MOTO GP/ Rossi jep alarmin: Vendi i 5-të rastësi. Unë jam gati, motori jo

Vendi i pestë në garën e parë sezonale në Katar konsiderohet si një rastësi nga piloti italian Valentino Rossi, që bëri një paraqitje të mirë në pistën e Losail. Ai e nisi garën nga vendi i 14-të, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Maverick Vinales, që u nis nga “pole” u klasifikua i shtati. Ç’ka tregon se Yamaha nuk është ende e shpejtë dhe se më së shumti diferencën e bëri piloti se sa motori.

“Jam i kënaqur nga vendi i pestë, një rezultat pozitiv për mua. Për mua ishte një garë e bukur, pasi arrita një pozicion që nuk e mendoja para fillimit të garës. Duke parë se si shkuan gjërat ditën e shtunë vendi i pestë është si fitore. Gjithsesi, lajmi i keq është se kjo situatë është prej muajsh. Ç’ka do të thotë se jemi aty ku ishim edhe sezonin e kaluar”, tha Rossi.

“Në Losail patëm fat. Unë e bëra punën time, por motori Yamaha nuk është aty ku shpresoja para garës së parë. Kam frikë se në pista të tjera do të vuajmë më shumë se në Katar dhe do të dalim më dobët. Unë kam frikë nga gara jo nga xhiro e shpejtë, pasi e pamë se çfarë ndodhi me Vinales. Shpresoj që motori të ndryshojë deri në garën tjetër”, u shpreh Rossi.

Related posts

MotoGP/ Crutchlow zhgënjeu në Austin, por sheh aspekte pozitive

Sadik.Autor

MOTO GP/ Duel epik për titullin kampion, Marquez fiton garën në xhiron e fundit

Delo.autor

AKSIDENT I FRIKSHËM/ “Fluturimi” në ajër i Marquez, kampioni thyen krahun (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment