Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Hamilton niset i pari në Francë, Vettel zhgënjen sërish

Kanë përfunduar provat zyrtare të Çmimit të Madh të Francës, të vlefshme për garën e tetë sezonale të Formulës 1, ndërsa i pari do të niset sërish Lewis Hamilton.

Kampioni në fuqi i botës vendosi kohën më të shpejtë, duke lënë pas vetes shokun e skuadrës te Mercedes, Valteri Bottas, ndërsa i treti u rendit piloti i Ferrarit, Charles Leclerc.

Zhgënjeu në këto prova Sebastian Vettel, i cili arriti të regjistrojë vetëm kohën e shtatë më të mirë, një pozitë shumë e keqe për t’u nisur, pasi është e vështirë të tentojë fitoren.

Vlen të theksohet se të 7 garat paraardhëse janë fituar nga pilotët e Mercedes, Hamilton-Botas, ndërsa javën e kaluar në Kanada, i pari e mbylli garën Vettel, por një penalizim prej 5 sekondash ndaj gjermanit, bëri që fitorja t’i kalonte Hamilton.

 

Related posts

LIVE/ Starton ndeshja Champions Bayern Munich-Crvena Zvezda

Delo.autor

ËSHTË FRYMËZIM…/ Njihuni me gruan seksi të qendërsulmuesit më të mirë në Europë

F.autor

NË VERË DO TË TRANSFEROHENI TEK INTER? Rakitic me këtë përgjigje vendos për klubin e ardhshëm

Delo.autor

Leave a Comment