Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ Piloti spanjoll triumfon në Çmimin e Madh të Holandës (FOTO)

Maverick Vinales rikthehet në majën më të lartë të podiumit në Moto Gp.

Piloti spanjoll i Yamahas zhvilloi një garë fantastike dhe në fund iu gëzua suksesit të parë sezonal, pasi triumfoi në Çmimin e Madh të Holandës.

Vinales fitoi betejën me Marc Marquez, që u kënaq me vendin e 2-të, që e shkëput akoma më shumë në krye të klasifikimit të përgjithshëm.

I treti u pozicionua Quartararo, që mbylli një fundjavë shumë pozitive pasi u nis nga pole position.

Pas francezit të Yamahas u renditën tre italianë, me Andrea Dovizioson që bëri një garë anonime dhe u pozicionua i 4-ti i ndjekur nga Morbidelli dhe Petrucci.

Zhgënjyen Valentino Rossi dhe Alex Rins që u tërhoqën pas vetëm 5 xhirosh.

Related posts

KOMENTON TRAJNERIN E RI TË KOMBËTARES/ Lorik Cana thur elozhe: Edi Reja është një person që…

Delo.autor

NOTA/ Roma “fluturon” me Abraham, Kumbulla titullar fiks, por has shumë vështirësi

F.autor

MBYLL AVENTURËN PAS NJË SEZONI/ Lichtsteiner nuk gjen rehat tek Arsenali, në verë “me valixhet në duar” për tek…

Delo.autor

Leave a Comment