Eredivisie Futboll Sport

KËRKOHEJ NGA KLUBE TË MËDHA/ Ajax rinovon kontratën me talentin brazilian… (FOTO)

Ajax i ka dhënë fund lajmeve për një largim të mundshëm të talentit brazilian David Neres.

Për të ka pasuar shumë oferta nga klube të mëdha evropiane, Atletico Madridi , Manchester United, Everton.

22 vjeçari ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë të re deri në vitin 2023, duke shtuar një vit më shumë nga marrëveshjen e tij të mëparshme që skadonte në 2022.

Neres shpërtheu me Ajax në Ligën e Kampionëve, pasi klubi holandez, eliminoi Real Madrid dhe Juventus para se të humbiste nga Tottenham në raundin gjysmëfinal.

Sulmuesi brazilian bëri 15 paraqitje në Ligën e Kampionëve, duke shënuar gola kundër Real Madridit dhe Juves në raundet e eliminimit direkt.

Neres fillimisht u transferua në Ajax nga Sao Paulo gjatë merkatos së dimrit 2017, duke bërë debutimin e tij për klubin në shkurt.

Ai ka vazhduar të bëjë gjithsej 101 paraqitje për klubin, duke shënuar 29 gola gjatë kohës së tij në Amsterdam.

Image

Related posts

ZGJEDHJA MES TURQISË DHE ITALISË/ Shtohet interesi për Vedat Muriqin, ja vendimi që merr

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË ITALI/ Ditë e errët për Veselin, shkakton dy penallti dhe ndërshkohet me të kuq (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA E PARË PËRFUNDOI 3-3/ Sot Interi pret Barcelonën për biletën e finales! Lautaro bashkohet me grupin, rikthehet Lewa

F.autor

Leave a Comment