Futboll Sport

SOT NË “FADIL VOKRRI”/ Kosova “test” miqësor me Gjibraltarin, stadiumi pritet i tejmbushur

Sot në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” Kosova zhvillon ndeshjen miqësore përballë Gjibraltarit që e paraprin atë kundër Malit të Zi për eliminatoret në Kampionatin Europian 2020.

Pak ka rëndësi nëse Kosova zhvillon një ndeshje miqësore apo kualifikuese, stadiumi në Prishtinë duket se do të jetë gjithmonë i stërmbushur.

Edhe pse për nga cilësia këto dy ekipe kanë dallime të mëdha pasi Gjibraltari është një kundërshtar modest, duket se për këtë ndeshje do të shiten të gjitha biletat.

Sipas asaj që figuron në ‘Tiks.app’, kanë mbetur edhe 1165 bileta për t’u shitur për ndeshjen Kosovë – Gjibraltar.

Related posts

“TË LUAJA ME ZIDANE ISHTE DHURATË NGA ZOTI”/ Willy Sagnol: Ja kundërshtari më i vështirë…

Delo.autor

United planifikon përforcime, Mourinho do mbrojtësin e Monacos

Sadik.Autor

Golden State leksion Spurs, fitojnë Philadelphia e New Orleans

Sadik.Autor

Leave a Comment