Formula 1 Të tjera

Te Mercedes të bindur: Do të jemi sërish protagonistë

Toto Wolff, shefi i makinës Mercedes, ka deklaruar sot, dy javë para fillimit të testeve dimërore, se puna e kryer ka qenë e përkryer dhe makina e përgatitur për Botërorin 2018 të Formula 1 është solide edhe pse janë larguar mjaft teknikë. “Struktura e një skuadre të Formula 1 nuk është asnjëherë statike edhe për shkak të ndryshimeve në rregullore që ka ky sport. Edhe pse jemi kampionë kjo nuk do të thotë që gjërat duhet të jenë gjithnjë njësoj, duhet të adaptohemi me ndryshimet dhe liderët e rinj”, tha Wolff.

Sekreti ynë është se kemi një bazë solide, që bën një punë të jashtëzakonshme dhe na përgatit një makinë kampione për në garë. Unë jam i bindur se njëvendëshja e re që do të kenë në dispozicion Hamilton e Bottas do të jetë mjaft e shpejtë dhe solide, për të na garantuar një tjetër sezon si protagonist. Së shpejti do të shihni makinën e re dhe testet do të na shërbejnë për të bërë modifikimet e nevojshme, për të qenë gati për kampionatin”, u shpreh shefi i makinës gjermane, kampione e botës në Formula 1.

Related posts

Renault prezanton makinën për vitin 2018

Q.Autor

MJAFTOJNË DY RAUNDE/ Tyson Fury triumfon me lehtësi ndaj Schwarz (VIDEO)

Delo.autor

Hakerat ‘godasin’ sportisten seksi, i publikojnë FOTOT +18 intime

Q.Autor

Leave a Comment