Basketball Sport

NBA/ Dita e LeBron, Harden e Giannis. Ekipet “big” fitojnë me yjet e tyre

Ekipi i Lakers vijon të dominojë renditjen në Konferencën e Perëndimit, duke triumfuar 129-102 ndaj San Antonio. Ndeshje e dominuar nga Lakers, ku u dallua LeBron James, autor i 36 pikëve, më i miri në parket. Fiton edhe Denver, që mundi 127-99 rivalët e Portland, duke qëndruar në elitën e skuadrave në Perëndim. Për Denver u dallua Jokic, që realizoi 29 pikë e 13 rebound.

Në Lindje vazhdon të dominojë skuadra e Milwaukee, që sot triumfoi 120-108 në fushën e Neë Orleans. Ndeshje më e mirë për vendasit në pjesën e parë, ku u dallua Ingram me 32 pikë, ndërsa në pjesën e dytë erdhi përmbysja e Bucks me Antetokounmpo, që realizoi 34 pikë e 17 rebound. Fiton edhe Houston, 125-110 ndaj Charlotte, me Harden protagonist, autor i 40 pikëve dhe 10 asist.
NBA – Rezultatet e sotme

New Orleans – Milwaukee, 108-120

Houston – Charlotte, 125-110

Denver – Portland, 127-99

Lakers – San Antonio, 129-102

Related posts

ZYRTARE/ Goditje e rëndë për Francën, sulmuesi i “gjelave” humbet Botërorin e Katarit

F.autor

MANCHESTER UNITED PA FRENA! Sulmuesi Martial MPOSHT portierin kundërshtar me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

“DO PADIS ‘LA REPUBBLICA’ PËR LAJM TË RREM”/ Konte: Kam projekt 3-vjeçar me Interin

Delo.autor

Leave a Comment