Formula 1 Sport

FORMULA 1 E GJUNJËZUAR NGA KORONAVIRUSI/ Në pistën e Spielberg nis sezoni i ri, dy gara me dyer të mbyllura

Botërori 2020 i Formula 1 është ende një enigmë. E sigurt është që ky sezon nuk ka për të nisur para 28 qershorit, kur sipas kalendarit në pistën e Le Castellet do të zhvillohet gara e Francës.

Gjithsesi, Liberty Media, kompania që zotëron kuotat e Formula 1, po diskuton me skuadrat mundësinë që ky sezon të nisë një javë më vonë, më 5 korrik, në Austri, në pistën e Spielberg. Natyrisht nëse situata me coronavirus do ta mundësojë këtë gjë, pasi në Austri është ndaluar çdo aktivitet deri më 30 qershor.

Zv.kancelari austriak dhe njëkohësisht Ministri i Sporit, Werner Kogler, ka bërë me dije se ekziston një plan konkret. Gara e Austrisë të zhvillohet pa praninë e tifozëve. Jo vetëm kaq, por në këtë pistë të rikuperohet edhe gara e Australisë, e anulluar. Australia ka dhënë “OK”-in që kjo garë të rikuperohet në Austri.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Teuta. Rezultati 0-1

Delo.autor

Menaxheri trondit Bayern Munich/ Lewandowski dëshiron të largohet

Sadik.Autor

POLEMIKAT NË LEIPZIG-PSG/ Akuzon trajneri: Arbitri interesohej më shumë për autografin e Neymar sesa për…

Delo.autor

Leave a Comment