Formula 1 Sport

BARAZOI LEGJENDËN SCHUMACHER ME FITORE/ Ja të gjitha rekordet e Lewis Hamilton në 14 vite karrierë

Me suksesin e djeshëm në Nurburgring, Luis Hamilton barazoi Majkëll Shumakerin me 91 triumfe për sa u përket fitoreve në Formulën 1. Por, ky është vetëm rekordi i fundit i pilotit britanik, pasi këtë sezon ai do të ketë mundësinë ta barazojë Shumin edhe për numrin e titujve kampionë. Hamilton është vetëm një hap larg nga titulli i shtatë, por 35- vjeçari nuk ka aspak ndërmend të ndalet këtu. Më poshtë ju pasqyrojmë të gjitha rekordet që Hamilton regjistron në Formulën 1 që prej vitit 2007, kur ka bërë edhe debutimin.

-Më shumë gara të fituara: 91 aq sa Majkëll Shumaker

-Numri më i lartë i garave radhazi të përfunduara: 44

-Numri i lartë i fitoreve në një Çmim të Madh: 8 (Hungari), aq sa Shumaker në Francë

-Numri më i lartë i garave të fituara si debutues: 4 (2007), aq sa Zhak Vilnëv në vitin 1996.

-Numri më i madh i “pole position”: 96

-Numri më i madhi “pole position” me të njëjtin konstruktor: 70 (Mercdes)

-Sezone radhazi me të paktën një “pole position”: 14

-Numri më i lartë i “pole position” në një Çmim të Madh: 8 (Australi), aq sa Airton Sena në San Marino dhe Majkëll Shumaker në Japoni

-Numri më i madh i “pole position” në shtëpi: 7 (Britani e Madhe)

-Numri më i lartë për xhirot më të shpejta në Çmim të Madh: 7 (Itali), aq sa Nigel Mansell në Britani dhe Majkëll Shumaker në Spanjë.

-Numri më i madh i podiumeve: 160

-Numri më i madh i podiumeve gjatë një sezoni: 17 (2015, 2016, 2018, 2019), aq sa Shumaker në vitin 2002 dhe Fetel në vitin 2011

-Numri më i madh i pikëve: 3661

-Ecuria më e gjatë e garave radhazi me pikë: 44

-Numri më i lartë i pikëve gjatë një sezoni: 413 (2019) -Numri më i lartë i garave, në zonën e pikëve: 224 –

Numri më i lartë për nisjet nga vija e parë: 155

-Numri më i lartë i garave, me të paktën një xhiro në kryesim: 158

-Numri më i lartë i garave radhazi, me të paktën një xhiro në kryesim: 158

-Numri më i lartë i garave gjatë një sezoni, me të paktën një xhiro në kryesim: 19 (2019)

-Numri më i lartë i fitoreve, i nisur nga “pole position: 56

-Numri më i lartë i garave, të kryesuara nga fillimi deri në fund: 21

-Shpejtësia më e lartë mesatare gjatë kualifikueseve: 256,362 km/h (Itali 2020).

Related posts

NUK KANË FUND PROBLEMET/ Telashe për trajnerin, PANUCCIN e gjobit gjykata…

Isa.Autor

TË GJITHË E PRESIN TEK BACELONA/ Neymar rikthehet në stërvitje me Parisienët (FOTO)

Delo.autor

FINALJA E CHAMPIONSIT BËN INTERIN TË BUZËQESHË/ Miliona euro dhe rinovim për dy yjet e skuadrës

F.autor

Leave a Comment