Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Piloti Alonso i dyti në testet e sotme në Abu Dhabi, Mick Schumacher i 14-ti

Pas garës së fundit sezonale në Formula 1 të zhvilluar në pistën e Abu Dhabi, sot janë zhvilluar testet e para dimërore. Në pistë kanë zbritur pilotët e rinj, debutues në Formula 1, me përjashtim të veteranit Fernando Alonso, që ka marrë një “wild card” nga FIA.

2 herë kampioni i botës rikthehet në Formula 1 pas dy vitesh, ku do të garojë me makinën Renault. Koha e dhënë nga spanjolli është 1’37”496, duke u renditur i dyti, pas Mercedes te Stoffel Vandorne (1’37″206).

Në pistë ka garuar sot edhe Mick Schumacher, që sezonin e ardhshëm do të debutojë me makinën amerikane Haas. Ai u klasifikua në vendin e 14-të, duke përshkuar 53 xhiro. Për Ferrarin garuan dy pilotët e Akademisë, Robert Schwartzman (i teti) dhe Antonio Fuoco (i dhjeti)

Related posts

DEL KUNDËR KRIJIMIT TË SUPER LIGËS/ Ylli i Serisë A: Njerëzit po vdesin dhe ata mendojnë të marrin 100-150 milionë në b…

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Laçi mposhtet 0-3 nga Anderlecht në “Elbasan Arena” dhe thuajse eliminohet

Delo.autor

LIVE/ Ronaldo fiton penallti, ja çfarë bën portugezi nga pika e bardhë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment