Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Leclerc: Na duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët për të mirën e Ferrarit

Në sezonin e tij të tretë me Ferrarin, piloti Charles Leclerc do të ndajë garazhin me spanjollin Carlos Sainz, që zuri vendin e Sebastian Vettel. Piloti monogask shpreson që me shokun e ri të skuadrës të ketë një aventurë të suksesshme te “kokëkuqja”, duke bashkëjetuar pa probleme e sidomos pa aksidente në pistë.

“Mendoj se mes nesh duhet diskutuar, për të gjetur një kompromis për të mirën e skuadrës. Ne të dy e dimë që duhet të pilotojmë në maksimum për të grumbulluar sa më shumë pikë. Unë dua të mposht Carlos dhe ai mua, por njëkohësisht duhet të jemi të kujdesshëm për të evituar përplasje, që do të na penalizonin”, tha Leclerc.

“Ne duhet të kalojmë çdo pengesë mes nesh, në pistë e jashtë saj. Duhet të punojmë bashkë për të marrë maksimumin nga makina. Carlos është një pilot shumë kompetitiv, port e Ferrari e rëndësishme është skuadra”, u shpreh Leclerc.

Related posts

KOEFICENTËT PËR EUROPIANIN/ Shikoni dy favoritët për të fituar trofeun e “EURO 2020” (FOTO)

Delo.autor

LA LIGA/ Barça i “falet” Lewandowskit, Yamal fiton duelin me Nico Williams

F.autor

NGA ECURIA E MILAN TEK DINAMIKA NË MERKATO/ Maldini: Synojmë Championsin dhe rinovimin e yjeve

Delo.autor

Leave a Comment